Shkup, aksion për pastrimin e parkut të qytetit me rastin e Ditës Botërore të Tokës - Bota Sot
Shkup, aksion për pastrimin e parkut të qytetit me rastin e Ditës Botërore të Tokës

Shkupi

Shkup, aksion për pastrimin e parkut të qytetit me rastin e Ditës Botërore të Tokës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:00
Pamje nga aksioni

Universiteti Ndërkombëtarë Ballkanik (IBU) në Shkup, në bashkëpunim me organizatën rinore ekologjike “Go Green”, me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, organizuan aksionin “Eco Patrol” në kuadër të së cilit mblodhën mbeturinat e hedhura në Parkun e Qytetit të Shkupit.

Në aksionin e pastrimit të parkut të qytetit morën pjesë studentë, asistentë dhe punonjës të IBU-së, anëtarët e organizatës ekologjike “Go Green”, ndërsa u bashkuan edhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim.

Visar Ramadani, sekretar i përgjithshëm i IBU-së, në një deklaratë për mediat, shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen ndaj organizatës ekologjike Go Green dhe ndërmarrjes publike të parqeve dhe gjelbërimit që iu bashkuan aksionit të tyre të quajtur “Eco Patrol”.

“Në emër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, dua të shpreh publikisht kënaqësinë dhe mirënjohjen time për organizatën ekologjike Go Green dhe Ndërmarrjen Publike Parqe dhe Gjelbërim që iu bashkuan aksionit tonë të quajtur Eco Patrol, i cili ka për qëllim jo vetëm pastrimin e parkut sot, por edhe të ndikojnë në vetëdijen e qytetarëve se rruga për një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë shkon përmes mjedisit të pastër, ndërsa aksioni ynë le të shërbejë si shembull personal se si çdo qytetar mund të kontribuojë për një të ardhme më të mirë”, tha Ramadani.

Bushra Dilioglu, asistente në IBU, theksoi se sot me një grup të madh u mblodhën në parkun e qytetit me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, së bashku me Go Green dhe Ndërmarrjen Parqe dhe Gjelbërim.

“Sot ne do ta pastrojmë parkun, do të heqim mbeturinat dhe në këtë mënyrë duam të rrisim vetëdijen në këtë drejtim. Mbeturinat të mos i hedhim në mjedis, por t’i hedhim aty ku e kanë vendin”, shtoi Dilioglu.

Ndërkaq, Ana Maria Velinovska, përfaqësuese e organizatës ekologjike “Go Green”, theksoi se ngjarja është organizuar për të pastruar parkun e qytetit dhe shtegun përgjatë lumit Vardar dhe tha se studentët dhe qytetarët kanë shprehur interes të madh.

Velonovska tha se aktualisht është duke u zhvilluar pastrimi i liqenit Kozjak së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

“Me aksione të tilla, duam të ngrisim ndërgjegjien e qytetarëve për Ditën e Tokës. Por jo vetëm për këtë ditë, por edhe në gjitha ditët e tjera, duhet të ruajmë mjedisin në të cilën jetojmë”, tha Velinovska, duke shtuar se më së shpeshti mbledhin shishe plastike dhe qese plastike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat