Shkup, 24 persona të lënduar nga aksidentet e komunikacionit - Bota Sot
Shkup, 24 persona të lënduar nga aksidentet e komunikacionit

Shkupi

E shtunë, 20 tetor 2018

Shkup, 24 persona të lënduar nga aksidentet e komunikacionit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Njëzet e katër persona janë lënduar  lehtë në 15 prej gjithsej 23 aksidenteve të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup, ndërsa në tetë janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB informojnë se në dy ditët e fundit policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. 

Njëqind e shtatëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë për parkim të paligjshëm, si dhe 39 vozitës për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, Koha.mk.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 31 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 30 shoferë para se ta marrin patentë shoferin  dhe 11 shoferë fillestarë, si dhe pesë automjete teknikisht të dëmtuara dhe 41 automjete të paregjistruara.   Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 51 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test