Dje rreth orës 18:44 në autostradën Shkup - Veles, para Katllanovës, një veturë "Fiat Punto" me targa të Shkupit, e drejtuar nga 21 vjeçari S.T nga Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Bashkëudhëtarë me të ishin M.T (25), F.J (18) dhe K.K (25), të gjithë nga Shkupi.
Lëndime të rënda ka marë M.T i cili me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike "Shën Naum Ohridski", por gjatë rrugës nuk ka mundur t'u bëjë ballë lëndimeve me çka ka ndëruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut. Me lëndime të rënda ka përfunduar K.K, ndërsa F.J është lënduar më lehtë. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.