Në Shkup u protestua kundër “gjyqësisë së korruptuar” të Maqedonisë

Shkupi

Në Shkup u protestua kundër “gjyqësisë së korruptuar” të Maqedonisë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:25
Në Shkup u protestua kundër “gjyqësisë së korruptuar” të Maqedonisë

Shoqata për mbrojte të të drejtave të qytetarëve “No Pasaran” organizoi një protestë të qetë para Gjykatës së Lartë të Maqedonisë.

Ata thonë se protestuan kundër gjyqësisë kriminale dhe të korruptuar.

Para gjykatës, “No Pasaran” lexoi 44 emra gjykatësisht të Gjykatës Themelore Shkupi 2 dhe Gjykatës së Apelit, për të cilët thonë se në kundërshtim me Ligjin, kanë udhëhequr me procedura gjyqësore dhe kanë marr vendime që i kanë dëmtuar qytetarët.

Ata kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi të personave përgjegjës në Gjykatën e Lartë, për vendimet në Gjykatën e Apelit dhe Shkupi 2, për rastet me qytetarët që hoqën dorë nga ngrohja, por ende pranojnë fatura për pagesa, diçka që prek rreth 40 mijë qytetarë të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat