“I pari në maje 2018” sot mbahet në Shkup

Shkupi

“I pari në maje 2018” sot mbahet në Shkup

Më: 20 maj 2018 Në ora: 10:28
Foto arkiv

Sot do të mbahet për herë të gjashtë ngjarja sportive “I pari në maje 2018” në malin Vodno në Shkup.

Edhe këtë vit pjesëmarrësit do të garojnë në vrapim malor, çiklizëm, si dhe do të mbahet pikniku tradicional në maje të malit, ndërsa pas përfundimit është planifikuar program muzikor dhe ceremonia e shpalljes së fituesve.

Fillimi i garave është caktuar për në orën 09:45 tek Muzeu i Shkupit për çiklistët dhe në orën 10:00 tek shkolla fillore “Koço Racin” për ata që garojnë në vrapim dhe ngjitje.

Këtë vit pritet të marrin pjesë mbi dy mijë garues, me numër të shtuar të pjesëmarrësve nga vendet e jashtme. Këtë ngjarje e organizon shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në maje” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat