Një grup i vogël qytetarësh protestuan paqësisht sonte para Parlamentit maqedonas kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Disa demonstrues bllokuan rrugën para parlamentit, ndërsa pjesëmarrës të tjerë protestuan jashtë një kampi të improvizuar me çadra në parkun "Gratë luftëtarë".
Mediat maqedonase raportojnë se një automjet policor u vendos në Bulevardin ‘11 tetori’ dhe trafiku u ridrejtua në rrugët përreth.