Shkup: Pas kërcënimit me armë zjarri plaçkitet një taksist

Shkupi

Shkup: Pas kërcënimit me armë zjarri plaçkitet një taksist

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Dje rreth orës 22:40 nga personi me iniciale M.G. (36) nga Shkupi, është raportuar se në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, duke pritur pasagjerët në stacionin e taksive, një person i panjohur i kërkoi atij që ta çonte në një vend të caktuar me vendbanimin në Çair.

Pas arritjes në vendin e lartpërmendur, personi i panjohur është kërcënuar me armë zjarri ku i ka konfiskuar taksistit 2.000 denarë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, deklarojnë nga MPB.

Janë marr të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e kryerësit të veprës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat