Fëmijët të edukohen për shfrytëzim të sigurt të internetit - Bota Sot
Fëmijët të edukohen për shfrytëzim të sigurt të internetit

Shkupi

E martë, 13 nëntor 2018

Fëmijët të edukohen për shfrytëzim të sigurt të internetit

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 23:51
Ilustrim

 Fëmijët kanë njohuri për teknologjinë, e dinë çfarë është Interneti dhe e shfrytëzojnë më shumë për lojëra dhe argëtim, por rreziqet të cilat paraqiten pikërisht në këto përmbajtje si pop-ap banerë ose forma të tjera të përmbajtjeve reklamuese janë shkak për edukimin e tyre. Këtë e porosit Katerina Geogieva një nga ligjërueset vullnetare në programin edukues “Interneti nuk është vetëm lojë… kliko sigurt” që u realizua në shkollat fillore të territorit të qytetit të Shkupit me nxënës të klasave të katërta. Nga shkurti deri në qershor të vitit shkollor 2017/2018 me Vip programin edukativ ishin përfshirë më shumë se 700 nxënës nga klasat e katërta të 10 shkollave fillore në tetë komuna në Shkup.

“Me të vërtetë është për tu habitur e dhëna se sa fëmijët kanë njohuri nga teknologjia. Seriozisht! Kuptojnë dhe marrin pjesë në mënyrë aktive, tregojë situata dhe parashtrojnë pyetje të cilat në mënyrë shtesë na bindin për përfitimet e misionit tonë edukativ”, thotë Natasha Boshkoski njëra nga ligjërueset vullnetare. Nga ligjërimi, siç thekson Katerina Georgieva, gjithashtu ligjëruese vullnetare në projektin, shihet se 99 për qind e fëmijëve e dinë se çka është interneti dhe në njëfarë mënyre edhe në mënyrë të pavarur kanë qenë pjesë e rrjetit botëror. Nëpërmjet këtij programi dëshirohet të mësohen më të vegjlit se si mirë dhe sigurt ta shfrytëzojnë internetin, si t’i mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe t’i përfitojnë kompetencat e nevojshme për përfshirje në jetesën shoqërore në erën e dixhitalizimit.

Në kuadër të programit edukativ, realizohen ligjërime interaktive të cilat janë të përputhura me moshën e fëmijëve, ndërsa të cilat zbatohen nga ana e të punësuarve në Vip. Përmes qasjes kreative dhe metodës së mësimit, vullnetarët e afrojnë internetin me fëmijët, rëndësinë dhe madhësinë e tij, e posaçërisht rëndësi i japin këshillave se si fëmijët të dinë të mbrohen vetë dhe të dhënat e tyre personale kur surfojnë në rrjetin botëror. Ligjërimi i fundit me të cilin u rrumbullakos faza e parë e programit ishte në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” në Aerodrom ku ishin përfshirë 37 nxënës nga dy paralele të klasës së katërt. Projekti “Interneti nuk është vetëm lojë. Kliko Sigurt” është pjesë e iniciativës “Internet për të gjithë” i Grupacionit Telekom Austria, i cili në Maqedoni filloi në vitin 2013 me ligjërime për fëmijët e të punësuarve dhe bashkënxënësit e tyre në moshë prej 9 deri 12 vite në hapësirat e Vip-it. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test