Rritet numri i thirrjeve në ndihmën e parë në Shkup - Bota Sot
Rritet numri i thirrjeve në ndihmën e parë në Shkup

Shkupi

E premte, 19 tetor 2018

Rritet numri i thirrjeve në ndihmën e parë në Shkup

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Rritje të numrit të thirrjeve lidhur me çrregullimet shëndetësore të të sëmurëve kronikë, tensionin e rritur të gjakut, dhembje koke, rraskapitje, gjendje të padefinuara ka regjistruar këto ditë ndihma e parë mjekësore në Shkup, prej ku theksojnë se kjo është e zakonshme kur ka ndryshim të tillë të motit, presion dhe lagështi të ajrit.

“Njëqind e njëzetë thirrje në ditë regjistrohen në ndihmën e parë mjekësore nga të cilat 95 janë kryer në terren, ndërsa të tjerëve u dhënë këshilla përmes telefonit, për ta marrë terapinë që u është përshkruar dhe të drejtohen tek mjeku amë. Është rritur numri i goditjeve në tru”, deklaroi për AIM, Vesna Nedelkovska, shefe e në Ndihmën e parë mjekësore në Shkup.

Ajo theksoi se njerëzit që kanë probleme psikike i nënshtrohen ndryshimit të motit dhe shtoi se në NPM kanë më shumë thirrje për transport deri tek institucionet psikiatrike.

Nedelkovska theksoi se para 20 viteve kanë bërë studim për ndikimin e ndryshimit të temperaturës ndaj shëndetit të njeriut.

Ajo rekomandoi që gjatë ndryshimeve të tilla të motit, njerëzit, veçanërisht të sëmurit kronikë, nëse nuk kanë nevojë urgjente të mos ekspozohen në diell, t’i zvogëlojnë aktivitetet ditore, ta marrin terapinë e nevojshme dhe të marrin diçka për qetësim.

Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, prej nesër do të ketë stabilizim të kushteve të motit, ndërsa nga e hëna temperatura më të larta të cilat do të arrijnë edhe deri në 37 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test