Nën moton “Të mos harrohet dhe kurrë të mos përsëritet” shënohen dy vite nga përmbytjet në Shkup

Shkupi

Nën moton “Të mos harrohet dhe kurrë të mos përsëritet” shënohen dy vite nga përmbytjet në Shkup

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:27
Shkup

Janë bërë dy vite nga moti i ligë që shkaktoi vërshime dhe përmbytje në rajonin e Shkupit, ku humbën jetën 22 persona.

Moti i ligë, gjegjësisht rreshjet e rrëmbyeshme të shiut në rajonin e Shkupit që ndodhi në orët e pasditës së 6 gushtit të vitit 2016 shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz, ku si vende që pësuan dëmet më të mësha ishin fshatrat Sinjgjeliq, Stajkovc, Smillkovc dhe Haraçinë.

Asokohe kishte reshje të shiut me vëllim prej 92,2 litra për metër katror për 24 orë, ndërsa vetëm gjatë dy orëve të para nga fillimi i reshjeve janë regjistruar mbi 800 vetëtima.

Nën moton “Të mos harrohet dhe kurrë të mos përsëritet”, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski për të gjithë pjesëmarrësit që kanë ndihmuar në ballafaqimin me dëmet e përmbysjeve, simbolikisht ka përgatitur mbi 200 falënderime institucioneve, ndërmarrjeve publike, kompanive, shoqatave qytetare dhe vullnetarëve të shumtë që ndihmuan në kohën e vërshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat