Në Kopshtin Zoologjik Shkup do të arrijnë pinguinë - Bota Sot
Në Kopshtin Zoologjik Shkup do të arrijnë pinguinë

Shkupi

Në Kopshtin Zoologjik Shkup do të arrijnë pinguinë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:01
Ilustrim

Në Kopshtin Zoologjik në Shkup nga pranvera e vitit të ardhshëm do të sillen pinguinë.

Nga Kopshti Zoologjik theksojnë se shkupjanët një kohë të gjatë i presin pinguinët, por vitin e kaluar ndërtimi i vendbanimit përnjëherë ishte stopuar, edhe pse kohë më parë ishte paralajmëruar arritja e pinguinëve.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik Shkup, Gjorgji Galetanoski thotë se janë tejkaluar shkaqet për të cilat vendbanimi nuk ishte ndërtuar me kohë.

“Vendbanimi është stopuar në gjysmë të ndërtimit. Shkaqet janë banale dhe nuk guxojmë të lejojmë që atë që e presin fëmijët dhe ajo që është premtuar, të mos e shohin. Megjithatë, qëllimi ynë është që të bëjmë kopsht zoologjik evropian. Në bashkëpunim me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe disa kompani më të mëdha nga Maqedonia do të bëjmë përpjekje që vendbanimi të jetë gati deri në pranverë”, thekson Galetanoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test