Bashkia e Shkupit: Për shkak të përhapjes së shpejtë, në vend të 2 ditëve, spërkatja kundër mushkonjave do të zgjas 4 ditë - Bota Sot
Bashkia e Shkupit: Për shkak të përhapjes së shpejtë, në vend të 2 ditëve, spërkatja kundër mushkonjave do të zgjas 4 ditë

Shkupi

E enjte, 18 tetor 2018

Bashkia e Shkupit: Për shkak të përhapjes së shpejtë, në vend të 2 ditëve, spërkatja kundër mushkonjave do të zgjas 4 ditë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 19:26
Ilustrim

Bashkia e Shkupit reagon ndaj akuzave për mushkonjat. Nga Bashkia thonë se për shkak të reshjeve të shiut në periudhën e kaluar, ka qenë e krijuar klimë për përhapje më të shpejtë, dhe kanë vendosur që spërkatjen e tretë ajrore, në vend të dy ditëve, të zgjasë katër ditë, ndërsa spërkatja nga toka do të zgjasë prej ditën e hënë deri ditën e premte.

“Si më parë, ashtu edhe tash, Bashkia e Shkupit secilën vit kryen spërkatje si nga ajri ashtu edhe nga toka kundër mushkonjave. Bashkia e Shkupit deri më tash i ka kryer dy spërkatje kundër mushkonjave, ndërsa spërkatjet janë bërë edhe nga ajri edhe nga toka. Spërkatja e parë ishte prej 3 korrik deri më 15 korrik, gjegjësisht nga 3 deri më 7 korrik spërkatej nga toka, ndërsa nga 7 dhe 8 korriku spërkatej nga ajri me aeroplan kundër mushkonjave. Spërkatja e dytë filloi më 21 korrik dhe zgjati deri më 7 gusht, gjegjësisht me aeroplan spërkatej nga 21 dhe 22 korriku, dhe nga toka spërkatej prej 22 korrik deri më 26 korrik”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se krahas kësaj spërkatje, Bashkia e Shkupit do të spërkat edhe dy herë edhe atë në fund të muajit gusht dhe në fillim të shtatorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test