Paditet një shkupjan për dhunë në familje, ka keqtrajtuar gruan dhe fëmijët e tij - Bota Sot
Paditet një shkupjan për dhunë në familje, ka keqtrajtuar gruan dhe fëmijët e tij

Shkupi

E enjte, 18 tetor 2018

Paditet një shkupjan për dhunë në familje, ka keqtrajtuar gruan dhe fëmijët e tij

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër F.S (47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer dy vepra penale “lëndime trupore gjatë kryerjes së dhunës familjare”, e ndëshkueshme sipas nenit 130 paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

MPB njoftoi se i denoncuari F.S më 8 gusht në shtëpinë familjare, në gjendje të alkoolizuar, fizikisht i ka sulmuar të birin e tij dyvjeçar dhe bashkëshorten e tij Gj.S dhe u ka shkaktuar lëndime trupore.

“Në bisedë me nëpunësit policorë Gj.S. ka deklaruar se ky nuk është rast i parë i dhunës në familje nga ana e F.S. Ai edhe më parë i ka torturuar. Me ndihmën e Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit tre fëmijët e tjerë janë vendosur në shelter qendër”, thonë nga policia.

Më 09.08.2018 në orën 01:05 i denoncuari F.S është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test