Rrëmbehet 23 vjeçarja nga Shkupi - Bota Sot
Rrëmbehet 23 vjeçarja nga Shkupi

Shkupi

E shtunë, 20 tetor 2018

Rrëmbehet 23 vjeçarja nga Shkupi

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 06:33
Foto ilustrim

Një kryerës i panjohur dje pasdite e ka rrëmbyer 23-vjeçaren Q.M. nga Shkupi dhe me dhunë e ka futur në automjetin e udhëtarëve me të cilin është nisur drejt Velesit.

Në afërsi të liqenit “Mlladost”, ajo ka arritur të ikë nga automjeti duke e kapur timonin dhe në këmbë është nisur drejt Velesit.

Siç kumtoi MPB-ja në buletinin policor, personi i panjohur i është afruar Q.M. dje rreth orës 15:40 në bul. “Vidoe Smilevski Bato” në Lisiçe të Re, kur ajo ka dalë nga ndërtesa ku punon, dhe e ka futur në automjetin me të cilin është nisur nëpër rrugën e vjetër Katllanovë-Veles.

MPB ka ndërmarrur masa për gjetjen e personit dhe për ndriçim të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test