Dymbëdhjetë aksidente në Shkup, një këmbësor i lënduar rëndë

Shkupi

Dymbëdhjetë aksidente në Shkup, një këmbësor i lënduar rëndë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 16 persona kanë marrë lëndime më të lehta në 12 aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SBP Shkup.

Nga policia e komunikacionit informojnë se janë gjobitur 33 vozitës për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa njëjtë aq janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të ndikimit të alkoolit. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe nëntë automjete që nuk kanë qenë të regjistruara dhe që kanë pasur probleme teknike.

Për parkim të parregullt, automjeti special “marimanga” ka bllokuar 61 automjete.

Janë marrë masa edhe për dy këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha dhe në semafor të kuq, dhe katër persona për kalimin e udhëkryqit në semafor të kuq. Nëntë vozitës janë gjobitur për mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve.

Policia ka regjistruar katër raste për mos shfrytëzimin e helmetës nga ana e vozitësve të motoçikletës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat