Aksident i rëndë në Shkup, lëndohen disa persona - Bota Sot
Aksident i rëndë në Shkup, lëndohen disa persona

Shkupi

E diel, 18 nëntor 2018

Aksident i rëndë në Shkup, lëndohen disa persona

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:26
Ilustrim

Në udhëkryqin në rrugët “Aminta e Tretë” dhe “Orce Nikollov” në “Debar Mëhallë” në Shkup, mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident, në të cilin ka persona të lënduar.

Në aksident janë përplasur vetura “Fiat linea” dhe “Citroen CZ”. Personat e lënduar me veturën e Ndihmës së Shpejtë janë transferuar në Klinikat e Shkupit.

Në vendin e fatkeqësisë është i pranishëm automjeti i Njësitit kundër zjarreve.

Komunikacioni përkohësisht është në ndërprerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test