Sulmohet një djalë 17 vjeçar në qendër të Shkupit

Shkupi

Sulmohet një djalë 17 vjeçar në qendër të Shkupit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Shtatëmbëdhjetë vjeçari nga fshati “Cërni Vërv” i Shkupit mbrëmë, rreth orës 21:00 tek parku “Gruaja luftëtare” është sulmuar fizikisht nda disa persona. Personat e panjohur i kanë kërkuar para, por pasi ai nuk i ka dhënë ata i kanë shkaktuar disa të çara me thikë dhe janë larguar.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rastin në polici sot në mëngjes në orën 01:30 e raportoi babai i tij, Xh.B (57).

Djaloshi është dërguar në Klinikën Universitare të Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat