Ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit në Vodno, Bashkia e Shkupit bën thirrje për debat - Bota Sot
Ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit në Vodno, Bashkia e Shkupit bën thirrje për debat

Shkupi

E hënë, 22 tetor 2018

Ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit në Vodno, Bashkia e Shkupit bën thirrje për debat

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:41
Vodno

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, sot informoi se janë ndërprerë të gjitha aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno deri në përfundimin e procesit të dialogut dhe debatit.

Ai i ftoi në debat përfaqësuesit e organeve kompetente shtetërore për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno, si dhe përfaqësuesit e shoqatave qytetare të cilët treguan shqetësim. Debati do të mbahet të hënën (3 shtator) në orën 13:00 në hapësirat e Këshillit të Bashkisë së Shkupit.

“Ndërtimi i gazsjellësit në Vodno shkaktoi shqetësim dhe reagime në opinion. Para fillimit të aktiviteteve ndërtimore vijuan bisedime intensive me aktivistët dhe me qytetarët e shqetësuar dhe u kërkuan zgjidhje të përbashkëta alternative me kompromis. Pikërisht si rezultat i këtyre bisedimeve arritëm të luftojmë për zvogëlimin e gjerësisë së trasës së gazsjellësit prej 25 në 10 metra dhe ndryshime të trasës në një pjesë prej katër kilometrave. Por edhe krahas kësaj, është e dukshme se në opinion ende ekziston shqetësim për një trasë të tillë dhe për ndërtimin e gazsjellësit. Për këto arsye Bashkia e Shkupit vendosi të hënën në orën 13.00 në hapësirat e Këshillit të Bashkisë të organizojë dialog dhe debat”, shtoi Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test