Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në Shkup - Bota Sot
Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në Shkup

Shkupi

Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në Shkup

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:47
Ilustrim

Sot në mëngjes rreth orës 07:45 ka shpërthyer zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bulevartin “Shën Klimenti i Ohrit”. Sipas Makfaks, arsye për zjarrin ka qenë kondicioneri.

Menjëherë pas denoncimit të zjarrit është intervenuar me një makinë zjarrfikëse, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë tre zjarrfikës të cilët zjarrin e kanë vendosur nën kontroll.

Zjarri ka përfshirë 20 metra katror, ndërsa për momentin nuk ka informacione sa ka qenë dëmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...