Wess Mitchell të enjten për vizitë zyrtare në Shkup - Bota Sot
Wess Mitchell të enjten për vizitë zyrtare në Shkup

Shkupi

E enjte, 15 nëntor 2018

Wess Mitchell të enjten për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:27
Wess Mitchell

Ndihmësi i sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, më 13 shtator do të udhëtojë për në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësuesit qeveritar në vend.

Mitchell në prag të referendumit të 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë, pritet të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, Talat Xhaferin dhe zyrtarët tjerë qeveritar.

Paraprakisht Mitchell do të qëndrojë në Gjeorgji, ku do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tbilisi dhe do të ketë takime me përfaqësuesit qeveritar dhe të shoqërisë civile.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test