Sot dhe nesër spërkatje kundër insekteve në Shkup - Bota Sot
Sot dhe nesër spërkatje kundër insekteve në Shkup

Shkupi

E diel, 18 nëntor 2018

Sot dhe nesër spërkatje kundër insekteve në Shkup

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 10:39
Ilustrim

Bashkia e Shkupit njoftoi se sot do të fillojë spërkatjen kundër mushkonjave në rajonin e qytetit.

Sipas njoftimit, dezinsektimi ajror do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa dezinsektimi tokësor në rajonin e Shkupit do të fillojë të hënë dhe do të përfundojë më së voni më 20 shtator.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se nëse kushtet klimatike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, ai do të kryhet ditën e parë kur kushtet klimatike do të jenë të volitshme.

Gjithashtu, njofton bletarët që në kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test