“Qyteti pa automobila”, nesër në Shkup defile me biçikleta

Shkupi

“Qyteti pa automobila”, nesër në Shkup defile me biçikleta

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Nesër, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli do të marrë pjesë në defilenë e biçikletave, e cila do të mbahet nga ora 10:00 prej para Portës “Maqedonia”.

Çiklistët do të lëvizin  përgjatë rrugës: Porta Makedonija – rr.Dimitrie Çupovski në blvd. Koço Racin (kthehen majtas), blvd. Koço Racin, blvd. Kërste Misirkov (duke u kthyer majtas), blvd. Goce Dellçev kthehen majtas dhe vazhdojnë përgjatë bivd. VMRO (shkojnë djathtas),  blvd. Partzanski odredi (Aradhet Partizane) deri te blvd 8 Shtatori (duke u kthyer në të djathtë) nëpër  blvd Ilinden.

Defileu i biçikletave do të përfundojë te Guaca e Parkut të Qytetit, ku do të ndiqet një program argëtimi dhe fituesit më me fat përmes lotarisë do të fitojnë biçikleta  si një simbol i përdorimit të mjeteve alternative të transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat