Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Tetovë – Shkup - Bota Sot
Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Tetovë – Shkup

Shkupi

E hënë, 19 nëntor 2018

Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Tetovë – Shkup

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:53
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar nga ku njëri më rëndë në aksident komunikacioni që ndodhi sot rreth orës 12:30 në rrugën rajonale Zhelinë – Grupçin, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas Josifovskit në aksident kanë marrë pjesë “Golf” me tabela të Shkupit drejtuar nga S.A (74) nga fshati Bojane, “Volkswagen Turan” me tabela të Tetovës drejtuar nga Sh.G (37) nga Tetova dhe “Opel”, gjithashtu me tabela të Tetovës drejtuar nga personi Z.I (29) nga fshati Larce.

Në aksident vozitësi i automjetit “Golf” S.A ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Tetovës është dërguar në klinikat e Shkupit. Dy shoferët tjerë dhe dy bashkudhëtarët e automjetit “Volkswagen Turan” kanë marrë lëndime më të lehta trupore dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ekipi i SPB Tetovës ka bërë hetimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet në vërtetimin e arsyeve dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test