Nga nëntori rikthehen fluturimet Athinë-Shkup - Bota Sot
Nga nëntori rikthehen fluturimet Athinë-Shkup

Shkupi

Nga nëntori rikthehen fluturimet Athinë-Shkup

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Kompania më e madhe për fluturime Aegean Airlines do të nisë fluturimet midis Athinës dhe Shkupit më 1 nëntor, duke rikthyer kështu shërbimet midis dy qyteteve të mëdha më shumë se një dekadë. Fluturimet do të zhvillohen dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjte dhe do të operohen nda dega e saj rajonale Olympic Air.

Emri i aeroportit të Shkupit ishte një nga pengesat kryesore që Aegean të vazhdojë me fluturimet midis dy kryeqendrave në vitet e fundit. I njohur dikur si Leka i Madhm aerporti u riemërua në mars.

Shkupi ishte destinacioni i parë ndërkombëtar i Aegean në vitin 2003, megjithatë, fluturimet u ndërprenë në 2007 kur marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë u përkeqësuan.

Kompania fillimisht kishte planifikuar të rifillonte shërbimin e saj në Shkup këtë qershor, por vonoi kthimin e saj Shkup deri në “zgjidhjen e disa çështjeve të diskutueshme’

Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos, tha se “Ne i shohim këto fluturime si një zhvillim pozitiv, si çdo masë që nxit bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve tona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test