Dy viktima në 15 aksidente dje në Shkup - Bota Sot
Dy viktima në 15 aksidente dje në Shkup

Shkupi

E hënë, 22 tetor 2018

Dy viktima në 15 aksidente dje në Shkup

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:53
Ilustrim

Një shofer dhe një këmbësor e kanë humbur jetën, dy persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 12 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta, në gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur dje në Shkup.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në rajonin e SPB – Shkup. informojnë sot nga policia, janë përjashtuar nga trafiku gjithsej 13 shoferë . Katër shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, shtatë kanë qenë pa patentë shoferë, ndërsa dy kanë qenë shoferë fillestarë. Janë përjashtuar nga trafiku gjashtë makina të paregjistruara.

Gjatë ditës së djeshme automjetit special “karrotreci” ka larguar 40 automjete

Në gjashtë aksidentet janë lënduar më lehtë gjashtë persona, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test