Ndërron jetë edhe personi i dytë nga përleshja me armë në Shkup - Bota Sot
Ndërron jetë edhe personi i dytë nga përleshja me armë në Shkup

Shkupi

E hënë, 22 tetor 2018

Ndërron jetë edhe personi i dytë nga përleshja me armë në Shkup

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Nga lëndimet nga përleshja që mbrëmë një orë pas mesnatës ndodhi në rrugën “Ruzvelltova” ndërroi jetë edhe një persona nga tre personat që ishin në automobilin “Seat Altea”.

Nga qendra urgjente vërtetuan se lëndimeve nuk iu ka shpëtuat 47-vjeçari i cili dy orë pas marrjes, gjegjësisht rreth orës 3 pas mesnate, nuk ju shpëtoi plagëve të rënda.

“Krahas përpjekjeve të ekipit të mjekëve, i lënduari nuk ju shpëtoi plagëve”, deklaroi për AIM dr. Albert Leshi, udhëheqës i qendrës urgjente në kompleksin klinik “Nëna Terezë”

Tridhjetë minuta pas mesnatës në qendrën urgjente janë sjell tre persona të lënduar nga armët e zjarrit. Te njëri është konstatuar menjëherë vdekja, ndërsa dy të tjerët me lëndime të rënda janë hospitalizuar ku njëri ka ndërruar jetë pas dy orëve.

Personit të tretë i është bërë intervenim kirurgjik gjatë natës dhe vazhdon të mjekohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test