Qyteti i Shkupit fillon të luftojë me ndotjen e ajrit, rekomandohet të mos të dilet nga shtëpia - Bota Sot
Qyteti i Shkupit fillon të luftojë me ndotjen e ajrit, rekomandohet të mos të dilet nga shtëpia

Shkupi

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Qyteti i Shkupit fillon të luftojë me ndotjen e ajrit, rekomandohet të mos të dilet nga shtëpia

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 21:03
Shkup

Qyteti i Shkupit si secilën vit fillon betejën me ndotjen e ajrit. Këtë vit, me siguri do të jetë shumë më herët për shkak që nga kjo periudhë ndotja e ajrit dyfish i tejkalon kufijtë ndërsa stacionet matëse tregojnë se dyfish më shumë është prania e grimcave kancerogjene PM10. Duke marrë parasysh sezonin e ngrohjes dhe ditët me temperatura minus ende nuk janë pjesë e të përditshmes tonë, parashikohet se qytetarët e Shkupit këtë dimër do të ketë shumë probleme me ajrin e ndotur.

Për momentin, stacionet që matin ndotjen e ajrit në disa lokacione të kryeqytetit tregojnë praninë e sasisë së madhe të grimcave kancerogjene PM10, kështu që ajri në territorin e Komunës Qendër dhe te Rektorati tregon se dyfish është nga numri maksimal i lejuar që arrin deri në 104ug/m3.

Nga përvoja e viteve të kaluara e dimë se qytetarëve ju rekomandohet gjatë ndotjes së ajrit t’i ndërmarrin të gjitha masat mjekësore me qëllim të mbrohen dhe të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak rreziqeve nga sëmundjet respiratore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test