23-vjeçari gjendet i vdekur në hotel në Shkup

Shkupi

23-vjeçari gjendet i vdekur në hotel në Shkup

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Njëzet e tre vjeçari është gjetur i vdekur në hotel. Sipas policisë, mbrëmë në ora 19:48 nga ndihma e shpejtë mjekësore është paraqitur se në hotel në rrugën “Kaçaniçki pat” një person është gjetur i vdekur.

Nga hetimi i vendit është konstatuar se bëhet fjalë për personin K.N (23|) nga Shkupi.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dhënë për autopsi. Është bërë hetimi i vendit të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat