13 aksidente dje në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Shkupi

13 aksidente dje në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një këmbësorë dhe një bashkudhëtarë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë persona lëndime të lehta në shtatë prej gjithsej 13 aksidente në rrethinën e SPB Shkup.

Nga MPB njoftojnë se janë zbuluar më shumë shkelje dhe janë sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë nga e lejuara, një shofer në ndikimin e alkoolit, 14 para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe dy vetura të cilët teknikisht kanë qenë të parregullta dhe 17 automjete të paregjistruara.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 59 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 64 vetura.

Policia ka sanksionuar edhe një shofer i cili ka kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk kanë dhënë leje për kalim të këmbësorëve, një për rreshtim jo të rregullt dhe një për parakalim jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat