Dy persona të vdekur në aksidente trafiku në Shkup

Shkupi

Dy persona të vdekur në aksidente trafiku në Shkup

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Një shofer dhe një bashkudhëtarë kanë vdekur, ndërsa një person ka marrë lëndime të lehta trupore në tre aksidente të komunikacionit që gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë ndodhur në rrethinën e SPB Shkup.

Nga MPB thonë se janë zbuluar një numër më i madh i shkeljeve, ndërsa janë sanksionuar 71 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë nga e lejuara, dy shoferë nën ndikimin e alkoolit, 16 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit.

Nga komunikaiconi janë përjashtuar 12 automjete të paregjistruara.

Policia e komunikacionit, madje ka shqiptuar 87 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 65 vetura.

Policia ka sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësor, dy të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, një shofer i cili nuk ka dhënë leje për tejkalim të këmbësorëve dhe tre për parakalim jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat