Padi penale kundër një personi nga Shkupi për vjedhje

Shkupi

Padi penale kundër një personi nga Shkupi për vjedhje

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Padi Penale është ngritur kundër 32-vjeçarit nga Shkupi për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer një vjedhje dhe një vjedhje të rëndë.

Vjedhjet, siç kumtojnë nga MPB, kanë ndodhur te banesat në rrugën “Petar Acev” në Shkup.

Vjedhja e parë ka ndodhur më 15 prill rreth 21:40, kur i dyshuari A.N ka hyrë në banesë, dhe për shkak se është është takuar me pronaren e banesës, ka arritur të marrë nga dhoma e një laptop.

Vjedhjen e dytë e ka bërë më 2 shtator kur ka hyrë në dritaren e kuzhinës dhe nga banesa ka vjedhur në LCD televizor, telefon mobil, qafore prej ari dhe dy kuleta ku ka pasur dokumente personale dhe para.

Vjedhësi është kapur më 4 tetor, ndërsa aksioni për gjetjen e tij është zbatuar nga stacioni policor në Aerodrom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat