Aksion për zbulimin e vozitësve nën ndikimin e alkoolit - Bota Sot
Aksion për zbulimin e vozitësve nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

E mërkurë, 24 tetor 2018

Aksion për zbulimin e vozitësve nën ndikimin e alkoolit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:26
Policia maqedonase

Departamenti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup mbrëmë prej ora 23:00 deri në ora 5:00 zbatoi aksionin kontrollues për zbulimin e vozitësve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit.

Nga ana e zyrtarëve policor janë kontrolluar 180 vozitës, ndërsa në 33 prej tyre është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, përderisa njëri ka refuzuar të testohet në testimin për praninë e alkoolit në trup.

Lidhur me shkeljet e konstatuara nga Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për Automjetet, janë marrë 34 masa, 34 shoferë të trafikut u përjashtuan, u dhanë 34 urdhërpagesa të detyrueshme dhe u zbuluan 48 shkelje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test