Gjashtë persona më lehtë të lënduar në disa aksidente në Shkup - Bota Sot
Gjashtë persona më lehtë të lënduar në disa aksidente në Shkup

Shkupi

E hënë, 22 tetor 2018

Gjashtë persona më lehtë të lënduar në disa aksidente në Shkup

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:36
Foto ilustruse

Gjashtë persona lehtë të lënduar në nëntë aksidente që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit. Nga këto aksidente, në tri ka pasur persona të lënduar, ndërsa në tri të tjerat është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar numër të madh të kundërvajtjeve. 41 shoferë janë lëvizur me shpejtësi të palejuar, gjashtë vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një vozitës nuk ka dhënë përparësi në për kalimin e këmbësorëve si dhe katër vozitës me motoçikletë për mos pasje të helmetës,

Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha dhe tetë këmbësorë që kanë lëvizur në dritë të kuqe.

Nga komunikacioni janë përjashtuar, 22 vozitës, nga ku katër kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, 15 vozitës kanë drejtuar automjetin pa patent shoferin, si dhe 16 automjete të paregjistruara.

Janë zbuluar edhe 104 automjete për parkim të palejueshëm dhe me ndihmën e automjetit special “marimanga” janë predispozuar 81 automjete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test