Një person i lënduar në aksidentin në rrugën Kumanovë-Shkup

Shkupi

Një person i lënduar në aksidentin në rrugën Kumanovë-Shkup

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Një person ka ngelur i lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi sot në rrugën magjistrale Kumanovë-Shkup në pjesën Romanovce-Mlladinovci.

Sipas MPB-së “Peugeot 206” me targa të Shkupit në orën 14:50, e drejtuar nga 32-vjeçari J.L.S. ka humbur kontrollin dhe ka goditur anësoret e rrugës dhe është rrokullisur.

“Gruaja ka marr lëndime dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa pronari M.L nuk është i lënduar”, deklarojnë nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat