Shkup, reagime pas votimit të propozimit për ndryshimet kushtetuese - Bota Sot
Shkup, reagime pas votimit të propozimit për ndryshimet kushtetuese

Shkupi

E enjte, 15 nëntor 2018

Shkup, reagime pas votimit të propozimit për ndryshimet kushtetuese

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:32
Reagime pas votimit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Arritja e numrit prej dy të tretave në parlamentin e Maqedonisë mbrëmë gjatë votimit të procedurave për ndryshimet kushtetuese është parë në mënyra të ndryshme brenda vendit; Opozita maqedonase thotë se ishin shantazhuar dhe korruptuar disa deputetë të saj, ndërkaq pushteti e quan një ditë historike që i hap rrugën Maqedonisë drejt integrimit euro-atlantik. Edhe komuniteti ndërkombëtar e ka përshëndetur votimin e propozimit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për të inicuar ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. "Shtetet e Bashkuara besojnë se Marrëveshja e Prespës është mundësi historike për të avansuar stabilitetin, sigurinë, dhe prosperitetin në gjithë rajonin".

Parlamenti i Maqedonisë pas shumë përipetishë arriti të premten në mbrëmje të sigurojë dy të tretat e nevojshme të votave për t’ia hapur rrugën amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Tetë deputetët e opozitës maqedonase të cilët votuan pro, janë kërcënuar nga shefi opozitar Hristijan Mickovski, ndërsa VMRO-DPMNE-ja vendosi t’i përjashtojë ata nga partia ose nga koalicioni opozitar.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev ka theksuar garancitë për sigurinë e vetë deputetëve dhe familjeve të tyre.

Image

Zoti Zaev e quajti ditën e djeshme një ditë historike. Ai i hedh poshtë tendencat dhe akuzat e opozitës për korruptimin e deputetëve me shuma të mëdha parash.

Tetë ligjvënësit e opozitës maqedonase të drejtuar nga VMRO-DPMNE janë: Elizabeta Kançevska Milevska, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Vlladanka Aviroviç, Emilija Aleksandrova, Luben Arnaudov, Nolla Ismailovska Starova dhe Zeqir Ramçilloviç. Por, pa votat e partive shqiptare të opozitës, Aleancës për Shqiptarët dhe krahut tjetër të Lëvizjes Besa, nuk do të arrihej shumica e kërkuar prej 2/3.

Ligjvënësit Mukovksi, Vasilevski dhe Arnaudov akuzohen për përfshirje në ngjarjet e dhunshme në parlament vitin e kaluar, ndërkaq Kançevska Milevska për shpërdorim të detyrës dhe buxhetit në kohën që ishte ministre e Kulturës.

Tetë deputetët opozitarë maqedonas njoftuan se votën e tyre e japin me kusht: Të pranohet një amendament që do të garantojë identitetin maqedonas. Të jepen garanci, nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen me Republikën e Maqedonisë, atëherë të anulohen amendamentet që do të miratohen nga parlamenti i Maqedonisë lidhur me ndryshimin e emrit të vendit.

Ndryshimi i emrit (në Republika e Maqedonisë së Veriut) të bëhet shkallë-shkallë ndërsa organizatat evropiane ia hapin dyert Maqedonisë për integrim. Dhe, të realizohet nisma e Kryeministrit Zoran Zaev për faljen e personave të akuzuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme në parlament në prillin e 2017-s.

Komunitei ndërkombëtar e ka mirëpritur dhe përshëndetur votimin mbrëmë në parlamentin e Maqedonisë të propozimit për ndryshimin e emrit të këtij vendi.

“Një votë dhe një hap i madh më afër vendit që ju përket në komunitetin transatlantik”, shkruan Presdenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimt Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në një komunikatë të përbashkët shkruajnë se parlamenti i Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë mori një hap shumë të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. “Tash presim procedurat për zbatimin pa asnjë vonesë të marrëveshjes drejt miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në komunikatën në të cilën nënvizohet guximi i kryeministrave Tsipras dhe Zaev për zgidhjen e problemit më të vjetër në rajon, ndërsa theksohet mbështetja evropiane për vendin e vogël ballkanik në rruëgn e tij drejt integrimeve.

Edhe Sektreari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me në mesazh të njejtë inkurajon autoritetet dhe drejtuesit politik në Shkup që ta shfrytëzojnë këtë moment historik për ta çuar vendin në NATO.

Kryeministri grek Alexis Tsipras e uron mikun e tij maqedonas Zoran Zaev, ndërsa shkruan se “vota në parlament paraqet një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt suksesit të përbashkët për të ardhmen paqësore dhe në mirëqenie të popujve tanë”.

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily shkruan në tuitter se “anëtarët e parlamentit treguan kurajo dhe lidership duke u bashkuar për t’i ndihmuar Maqedonisë sigurimin e vendit në shoqëritë Perëndimore, në NATO dhe në BE”.

Vendimin e parlamenmtit në Shkup e kanë përshëndetur edhe Kancelari austriak Sebastian Kurz, ministri gjerman për Evropën, Mihael Roth dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test