Katër persona rëndë të lënduar në aksidente trafiku në Shkup - Bota Sot
Katër persona rëndë të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Shkupi

E martë, 20 nëntor 2018

Katër persona rëndë të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:15
Foto ilustruse

Katër persona janë lënduar rëndë në katër nga gjithsej 32 aksidente trafiku, që gjatë fundjavës kanë ndodhur në Shkup. Në 13 aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë 33 persona, ndërsa në 15 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. 142 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 9 kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, katër nuk kanë dhënë përparësi për këmbësorët dhe shkelje tjera.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test