Maqedoni, stacionet për cilësinë e ajrit nuk funksionojnë - Bota Sot
Maqedoni, stacionet për cilësinë e ajrit nuk funksionojnë

Shkupi

E shtunë, 17 nëntor 2018

Maqedoni, stacionet për cilësinë e ajrit nuk funksionojnë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:40
Ilustrim

Siç afrohen muajt dimëror, zmadhohet edhe prania e grimcave PM10 në ajër. Megjithatë, ditëve të kaluara qytetarët nuk mund të informohen për cilësinë e ajrit, sepse stacionet matëse në Lisiçe, Gazi Babë, Aerodrom, Mrshevci, Lazaropole, Veles dhe Manastir janë jashtë funksionit. Pikërisht këto vende viteve të kaluara janë më të ndoturat gjatë periudhës së dimrit.

Tv21 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se pse pikërisht në këto vende stacionet matëse janë nga funksione. Por, nga atje thonë se përgjigje për këtë çështje do te ketë pas tri ditëve.

Reaguan edhe shoqatat ekologjike, nga koalicioni qytetar “02” thonë se janë të zemëruar për neglizhencën nga ana e ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, nga Bashkia e Shkupit thonë se po ndërmerren masa për tejkalimin e ndodtjes së ajrit.

Në dy aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit ishin vendosur në vitin 2013 dhe kushtuan 900 mijë euro. Ndërtimi i stacionit qendror matës është pjesë e projektit të BE-së për përmirësimin e mjedisit jetësor, që kushton pesë milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test