Shtatë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup - Bota Sot
Shtatë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Shkupi

Shtatë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:00
Foto ilustruse

Shtatë persona janë lënduar në dy nga gjithsej 5 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tre aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion.

“19 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, tre kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit. Nga komunikacioni janë përjashtuar 29 shofer, prej të cilëve 11 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 11 pa patentë shofer dhe shtatë fillestarë”, thonë nga SPB.

Ata gjithashtu shtojnë se janë sanksionuar edhe dy këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test