Policia e Shkupit zbulon 18 shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

Policia e Shkupit zbulon 18 shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:52
Foto

Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje, policia e Shkupit me kontroll të përfocuar ka zbuluar dhe sanksionuar 18 vozitës që kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri ka refuzuar ta bëj testimin për alkool. Policia ka hequr nga komunikacioni 19 vozitësit.

“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar 88 vozitës, ndërsa te 18 prej tyre është konstatuar prania e alkoolit në gjatë, përderisa njëri ka refuzuar të bëj testimin për alkool. Në raport me kundërvajtjet e konstatuara nga Ligji për siguri në komunikacion e rrugëve dhe Ligjit për automjete, janë ndërmarrë 19 masa, për alkool dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 19 vozitës. Janë zbuluar edhe 23 kundërvajtje tjera për të cilat janë lëshuar 15 urdhra për pagesë të detyrueshme dhe tetë urdhra për kundërvajtje, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, 

Aksioni kontrollues për zbulimin e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit e zbatoi Reparti për sigurinë e komunikacionit pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, mbrëmjen e kaluar në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 5:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat