Zjarr në Klinikën e Fëmijëve në Kozle të Shkupit

Shkupi

Zjarr në Klinikën e Fëmijëve në Kozle të Shkupit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Klinika e Fëmijëve

Zjarr ka shpërthyer në Klinikën e Fëmijëve për Sëmundje të Mushkërive në Kozle të Shkupit. Në terren kanë dalur ekipe të zjarrfikësve.

Zjarri ka kapluar pjesën e çatisë, ndërsa sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer në njërin nga tualetet e spitalit.

Të punësuarit e spitalit nëpërmjet një postimi në Facebook kanë njoftuar se fëmijët që kanë qenë të shtuar në spital janë evakuuar dhe janë jashtë rrezikut

Zjarri është lokalizuar, ndërsa priten detaje më të hollësishme gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat