Viti i Skënderbeut, promovohet trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”

Shkupi

Viti i Skënderbeut, promovohet trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:19
Skeda:Monumenti i Skënderbeut në Shkup

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Shkup u promovua trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”, përkatësisht romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e Lirisë” të autorit Avni Deahri. Sipas panelistëve romanet në fjalë ngërthejnë një shtrirje epike të mahnitshme që nga shtatzënia e Vojsës me Gjergjin që do të bëhej kryetrim i Arbërisë, e deri në ditën e kortezhit të të Kastriotit në Lezhë. Kohërisht, drama e trilogjisë shtrihet në kufijtë gati shtatëdhjetë vjeçare të mesjetës shqiptare.

“Avni Dehari me romanet e trilogjisë “Gjergjat në drita përkrenaresh” me mjeshtri të rrallë u jep jetë ngjarjeve historike duke bërë që mesjetën shqiptare ta përjetojmë si diçka krejt reale me peizazhet, diellin, ajrin, pasionet, dashurinë, mëritë, mallin, pabesitë e njerëzve e të shteteve dhe sidomos fatin e popujve të vegjël dhe të vetmuar”, tha Rushit Ramabaja, redaktor.

“Trilogjia ime “Gjergjat në drita përkrenaresh” të jetë nxitëse për ti nxitur edhe shumë krijues të tjerë që të shkruajnë libra për personalitetet e shumta të historisë sonë të pasur kombëtare. Jo vetë të kohës së Skënderbeut, por për luftëtarët e periudhave të ndryshme pse jo edhe të luftës së fundit që ka zhvilluar popullimi ynë dhe që natyrisht po bën përpjekje që ta përmirsoj pozitën e vet edhe më tej”, tha Avni Dehari, autor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat