Bashkia e Shkupit: Po bëjmë detyrat tona në lidhje me ndotjen e ajrit

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Po bëjmë detyrat tona në lidhje me ndotjen e ajrit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:04
Shkupi

Bashkia e Shkupit përmes një kumtese për media ka reaguar në lidhje me informacionet se Shkupi mbrëmë ka qenë mes gjashtë qyteteve më të ndotura në botë.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se ndotja e ajrit, gjegjësisht grimcat e dëmshme nivelin e të lejuarës e kalojnë vetëm në periudha të caktuara kohore në disa vende.

“Duam të informojmë opinionin se Bashkia e Shkupit në kuadër të kompetencave të saj, punon në zgjidhjen sistematike të problemit me ndotjen e ajrit, përmes zbatimit të aktiviteteve të definuara në planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit, i cili përfshinë 53 masa afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate”, thonë nga Bashkia.

Ata apelojnë tek të gjitha institucionet shtetërore dhe komunat, që ta ndjekin shembullin e Shkupit dhe të zbatojnë detyrat që kanë sipas ligjit.

“Apelojmë edhe tek qytetarët të kyçen në luftën kundër ndotjes së ajrit, përmes përdorimit më të vogël të makinave”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat