Shilegov: Nuk ekzsiston zgjidhje e menjëhershme kundër ndotjes së ajrit

Shkupi

Shilegov: Nuk ekzsiston zgjidhje e menjëhershme kundër ndotjes së ajrit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:59
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sonte në emisionin “Top tema në anën tuaj” në TV Telma tha se “nuk ekziston zgjidhje e menjëhershme, por se ekzistojnë masa ndërhyrëse që mund ta zbusin, por nuk mund ta zgjidhin problemin e ajrit të ndotur”.

“Pasi u bëra kryebashkiak, ne kemi futur 27 masa të reja të ndërhyrjes që nuk kanë ekzistuan në administratën e kaluar – formimi i sistemit urban energjetik, subvencionimi i oxhaqeve, janë siguruar pastrues të ajrit në secilën rrugë në secilën shkollë, 11 shkolla të mesme janë u bënë efikase për energji, transport publik falas në ditët e ndotjes së madhe, vijon furnizimi i 30-40 autobusëve eko me gaz, subvencione për biçikleta, zgjeruam rrjetin e rrugëve për biçikletë, transport publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, linja falas nga Vodno secilën fundjavë”, tha mes tjerash Shilegov.

Ai theksoi se gjendja është alarmante dhe nëse nuk ndërmerret diçka urgjente në afat të mesëm, dhjetë vite nga tash rezultatet që i shohim nga stacionet matëse të ajrit do të na duken të vogla.

Ndërkaq, aplikacionet globale për ndjekjen e ndotjes së ajrit, mbrëmjen e djeshme e kanë renditur qytetin e Shkupit në vendin e gjashtë në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat