Shkup: 31 aksidente gjatë fundjavës, tre persona rëndë të lënduar

Shkupi

Shkup: 31 aksidente gjatë fundjavës, tre persona rëndë të lënduar

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:17
Foto ilustruse

Një këmbësorë, një vozitës i motoçikletës dhe një shofer automjeti kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 kanë përfunduar me lëndime të lehta në 31 aksidente që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në qytetin e Shkupit. Në 17 aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit policor 138 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 40 nën ndikimin e alkoolit, 43 shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni është përjashtuar edhe një automjet në gjendje të parregullt dhe 31 të paregjistruara.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 189 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me veturën speciale “karrotrec” janë larguar 119 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat