Ndahen çmimet “13 Nëntori” për ditën e çlirimit të Shkupit

Shkupi

Ndahen çmimet “13 Nëntori” për ditën e çlirimit të Shkupit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Ndahen çmimet “13 Nëntori”

Me rastin e 74-vjetorit të çlirimit të qytetit të Shkupit, në Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë u ndanë çmimet “13 Nëntori”, ndërsa fituesit e këtij viti u prezantuan nga kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov.

Në fushën e shkencave çmimi iu nda gjykatëses Margarita Caca Nikollovska, për kontribut në avancimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në fushën e arsimit dhe edukimit çmimin për vitin 2018 e fitoi profesori tashmë në pension Axhi Fida, ndërsa në fushën e sportit çmimi iu nda notuesit Andrej Stojanovski, për arritje të jashtëzakonshme në kategorinë e sporteve për njerëz me nevoja të veçanta.

Në fushën e kulturës çmimin e fitoi muzikologu Marko Kolovski, për krijimtari shumëvjeçare në fushën e muzikës, si dhe përkthyesi i librave njëherit dhe shkrimtari Resul Shabani, për përkthim të antologjive.

Në fushën e arteve muzicienti Ramadan Shukri shpërblehet me çmim për kontribut në fushën e kulturës, arsimit dhe edukimit.

Gazetari Sefer Tahiri fitoi çmimin në fushën e publicistikës, për kontribut 20-vjeçar në zhvillimin e gazetarisë dhe publicistikës.

Arkitektja Danica Pavlovska – Cigi është dekoruar me çmim në fushën e Arkitekturës për përkushtim disavjeçar për ruajtjen e autenticitetit dhe vlerave të qytetit të Shkupit, në sferën e planifikimit dhe drejtimin me hapësirat.

Këto ishin disa nga të dekoruarit nga Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat