Udhetim ne Trojet Shqiptare : Shkupi, qyteti i ndar mes dy botëve

Shkupi

Udhetim ne Trojet Shqiptare : Shkupi, qyteti i ndar mes dy botëve

Nga: Beqir Sina Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 06:47
Foto nga Shkupi

 Shkupi, është qyteti i ndarë më dysh, ku nga njëra anë jetojnë shqiptarët,  në një qytet tipik oriental me rrugë e ndërtesa qysh në kohën e perenadorisë osmane, dhe nga ana tjetër shikon një qytet, që është i ri-ndërtuar dhë shëndrrit si gjithë kryeqytetet e Europës perendimore, ose qe njifet ndryshe edhe si qyteti i maqedonasve. 

Dhe, si për ironi të kohës, permjedise te ketij qyteti me 700 mije banore, është një urë e madhe ura e Gurit, në qendër të qytetit që ndan si me “thikë” dy etnitë kryesore, në atë shqiptare nga ajo maqedonase. Një urë, kjo që me vite tashmë, ndan njeriun nga njeriu, qytetarin nga qytetari i saj, artitetoknine dhe kulturat, historine saj, e tjer, vetëm nisur nga përkatësia e tij etnike. 

Në njeren anë e banuar kryesisht nga shqiptarët, ku mundesh të shihje, ndërtesat karakteristike të ndërtimeve të kohës së peradorisë osmane, rrugët me kalldrëm, dhe Çajtoret, kafentë, qebaptoret, zejtaret, embeltoret, e tjer, duke të dhënë përshtypjen se je duke vizituar "Kandaharin" e ballkanit, lagje e madhe e qytetit, ku dallohet menjëher vetem skamje, varfëri, mizerje, rrugë të shtruara keq- dhe tym e er qebaptoresh ne te kater anet. 

Ndërsa, anën teeter per mbi ure, este pressa e qytetit e banuar kryesisht nga maqedonasit, ishte sikur të shihje, nga jasht dhe sa te jep mundes nej vizite "turistike",“një kryeqytet perendimor”, Hotele luksoze, restorante ekspesive dhe klasi, ndërtesa të antikitetit të mbajtura dhe riparuara mirë, shumica gjithë mermer shqiptar, dhe xhama te kaltert,  me zyra, lokale modernë, rrugë të shtruara dhe të ndricuara si në Perëndim…, shatarvane, statuja dhe shtatore të mëdha - gjigande, te gjitha vetëm të histrorisë së maqedonasve, por edhe një ndërtes e madhe dhe e bukur, e nji muzeu modern hebraik -(në mars të vitit 2011, në mëhallën e ashtuquajtur hebraike në Shkup, në mënyrë solemne u hap Qendra  Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë),shikon ne vende te dukshme te kesaj qendre edhe tabelat e mëdha me ndricim elektrik që të “vërbojnë” syt nga ngjrat dhe ndricimi, parqe dhe shetitore oksidentale.

Vizitën mund ta beshe ne kete pjese te qytetit edhe në dy Monumentet Kryesore te qytetit si: Shtepia e Nene Terezes, the Shtatorja e madhq e Nexhat Agollit, Stacioni i vjeter i trenit, statuja madheshtore e Aleksandrit te Madh, dhe Harku i Triumfit,  e tjej deri te ndertesat e farta te qeverise die Palamentit.
Duke i vizituar Shkupin, me kolegun nga Axhensia e Lajmeve Shqip, Illyria News Agency - INA ,  drejtorin e saj Naser Pajaziti  si kolegun tjeter gazetar i lire, Suat Qatipi, dhe, mikun tim nga SHBA, Kryetarin e Keshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, ( me origjin nga Struga) te ftuar në në drek nga Pajaziti, në një lokal , në mes të asaj që thirret “Çarshi”, sheshi qëndror i lagjes Çair, pjesë kjo e banuar kryesisht nga shqiptarët, dhe emruar e ndërtuar si qytetet e tjera orientale në Ballkan, dhe nga aty ku mundesh të shihje lëvizjet e “ngutëshme” të shqiptarëve të Shkupit, kush për pazar, kush për në punë, dikush për vizitë qytetit, dhe dikush "nxitimthi" për në shtëpi mbasi kishte përfunduar punët e ditës, perjeton per nji moment edhe jeten e ketyre njerezve, qe duken shume te dashur dhe fisnik.

Pra, një gjallëri e madhe, me qytetar si ne rruget e qyteteve te Shqiperise e Kosoves, che visive shqiptare, njerez që duken krenarë deri në përvuajtje, bujarë e të “përjashtuar” nga si luksi dhe shkëlqimi i pushtetit, si në atë të ashtuquajturën ish “Jugosllavi”, por fatëkeq edhe në këtë të sotmin të ashtuquajtur zyrtarisht deri tani  Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.  

 Kështu, që shqiptarët (qytetarët e Shkupit dhe te Maqedonise) janë pjesë tjetër e këtij qyteti dhe e qyteteve te tjera ne Maqedoni,, të njëjtë ne pasaporta, por të ndarë padrejtësisht nga politika “antishqiptare” dhe diskriminuese, gjithmon në baza etnie, nga njëjtit pushtet atij sllavo maqedonas, prej të Titos, Grigorovit, Gjorgjevskit, dhe se fundi pret ultra nacionalistit Gruevski, por edhe te këtyre që janë sot me fare pak ndryshim ndoshta nga paraardhesit e tyre. 
Në pjesën shqiptare të Shkupit, mund të shohësh në lëvizjen e nërëzve,  shqiptarët që të duken sikur janë të “nënshtuar” - “të shtypur” nga qeverisja lokale, apo qëndrore Qeveria ( pushteti qeveritar), i atherësh dhe i tanishëm, por që është krejt ndryshe në se hynë në shpirtin e tyre, ose takon ata . Cdo njeri prej tyre tregonë se janë shumë krenar dhe kurrë të gjunjëzuar, dhe, se ata janë , nga ata njërez që edhe në heshtje dinë të kapërdinin dhimbjen e përditshme, por edhe në se duhet dinë edhe të shpërthejnë. 

Shqiptarët, në të gjithë maqedoninë, duket se janë fisnik, patriot e atdhetar, shpirtmirë në të shumtën, dashamirë , bujar, paqësor, por që janë shtrydhur dhe shtypur me dhunë, nga pushteti sllavo -komunist , i mëparëshëm dhe i tanishëm, nga nji "darë e fort pushteti", që sa duket nuk ndjente as dhimbjen më të vogël, as mëshirën,  as humanizëm, as ndjenjën me elementare njërëzore, pushtet ky që i “vriste” hapur dhe në heshtje, i keqëtrajtonte dhe diskriminonte, shqiptaret si në Kosovë, e trojet shqiptare, vetem e vetem se ishin dhe jane shqiptar. 

Vizita vazhdoje në atë pjesë të qytetit, që është në Vardar e të poshtë, e ndarë nga ajo urë guri, e “mallkuar’, ku mundeshe të shihje një realitet tjetër, që ua ka lënë si “peshqesh” pushteti sllavo - maqedonas. Një realitet, që nuk doje t'a shihje, pikërishtë në realitetin e ketij shekullit të ri, që veç kohët e kanë sjellë, porse shqiptarët dhe pjesa ku ata banojne ne Shkup, ngjanin sikur të ishin po të njëjtët që jemi mësuar ti shohim nëpër fotografi të arkivave të shekullit të kaluar, ashtu të diskriminuar nga forca  e gjithë pushtetit sllavo - maqedonas.

Aqsa Shkupi, sot ka bërë dhe bënë pjesë tani në ate qe mund te quhet “Qytetet e ndara”, të kontinetit “të vjetër” me Hapësirat dhe Territorin, Pushtetin, dhe Zhvillimin gjeopolitik - e Demografik, si  Belfasti, Sarajeva, dhe Mitrovica…ne Kosove!
Ndërsa edhe pse linjat e paqes janë ende në këto qytete, realiteti në terren është krejt ndryshe, sepse barrierat sociale, ekonomike she politike, shihen si të domosdoshme për të dyja arsyet mbrojtëse dhe demografike....!

Ndërsa, ndërtesat e bukura, rrugët e shtruara mirë dhe ndricuar me teknologji modrrne, urat dhe lumi në mes janë si më thënë  “muret” dhe “gardhet” ndarëse të dy etnive, që  përdoren shpesh për të ndarë komunitetet etno-kombëtare si në Shkup, Sarajev, dhe në Mitrovicë, në kultura strukturore, artitekturore dhe pamore ( vizuele) që  luajn një rol të rëndësishëm në përcaktimin e hapësirës, per te treguar edhe përkasin njërës apo tjetrës, pjesë të qytetit. 
Dhe, natyrisht ato cka bien në sy më shumë ne Shkup, janë shtatoret dhe muralet, flamujt kombëtar, ai kuq e zi shqiptar ne pjesen shqiptare te qytetit, dhe simbolet e flamujt e Maqedonisë, që janë veçanërisht tregues territorialë të identitetit të dy entnive, tashme qe qendrojne ashtu të “ndara”, edhe kështu dhe ashtu nga pushteti i djeshem e i sotem. Që gjithashtu megjithëse luajnë një rol në ruajtjen e këtyre ndarjeve territoriale, por mund të shërbejnë për të riprodhuar narrativet e identitetit dhe të përkatësisë të rrënjosur edhe në ndarjen sektare.

Miku dhe kolegu im i nderuar Naser Pajaziti, i cili vet banon në Kumanovë, por Shkupin, e ka cdo ditë si “Kumanovën”, dhe na shoqërojë së bashku me kolegun e tij Suat Qatipin, na tha se : 
“Shkupi përbëhet nga dy botëra, në njërën anë një botë e zhvilluar ku jetojnë kryesisht maqedonasit dhe gati e gjithë Maqedonia e shpërngulur, dhe në anën tjetër kemi një botë të “getoizuar”, ku janë të përqëndruar shqiptarët si komunitet. Ajo që e bëri më të theksuar ndarjen ishte ndarja e fundit territoriale pas vitit 2001, kur shqiptarët në Shkup u futën në një komunë më të vogël të quajtur Çair, ndërsa në anën tjetër ndodhi një parcializim i skajshëm i vendbanimeve shqiptare në kuadër të Shkupit, pasi që në njërën anë një pjesë e shqiptarët ngelën nën komunën e Butelit, Saraji mbeti komunë rurale, Nerezi u përfshi në një komunë tjetër, Hasanbegu në komunën e Gazi Babës dhe kështu ndodhi një ndarje, ku shqiptarët ngelën simbolik në numër.” 

Pajaziti shtoi se Shkupi, dikur në ish-Jugosllavi ishte qyteti me më shumë shqiptarë, para Prishtinës dhe qyteteve të tjera. Por, gjithmonë zonat ku janë të përqëndruara shqiptarët janë anashkaluar. Edhe në periudhën e demokracisë kemi një situatë të ngjajshme, ku nuk ka pasur përpjekje për ndryshim apo planifikime të reja urbane për zgjerimin e komunave ku banojnë shqiptarët. 

Në kuadër të Shkupit e vetmja komunë urbane nga 8 që janë është komuna e Çairit, e cila për nga territori është komuna më e vogël në Evropë me vetëm 3,5 km katror, ndërsa me dendësi rekorde të popullsisë” thotë ai. 

Ndërsa, shpjegon se prerja më e madhe me thikë dhe diskriminim eklatant është bërë 10 vitet e fundit me projektin Shkupi 2014, ku asgjë nuk u fokusua në komunën e Cairit apo pjesën e banuar me shqiptarë në Shkup. është evidente se akoma kemi rrugë të kohës së mesjetës dhe një kaos të paparë ndërtimesh në zonën shqiptare dhe se shteti asnjëherë nuk ka bërë asgjë. Faktori politik shqiptar ka pasur mundësi të bëj apo të kushtëzojë, por rrethanat e zhvillimet politike kanë treguar se ato më tepër janë fokusuar në interesat dhe pazaret e tyre partiake biznesore, por kryesisht edhe ato personale.

“Shkupi, tha kolegu yne Pajaziti, përbëhet nga dy botëra, në njërën anë një botë e zhvilluar ku jetojnë kryesisht maqedonasit dhe gati e gjithë Maqedonia e shpërngulur, dhe në anën tjetër kemi një botë të getoizuar ku janë të përqëndruar shqiptarët si komunitet. Ajo që e bëri më të theksuar ndarjen ishte ndarja e fundit territoriale pas vitit 2001, kur shqiptarët në Shkup u futën në një komunë më të vogël të quajtur Çair, ndërsa në anën tjetër ndodhi një parcializim i skajshëm i vendbanimeve shqiptare në kuadër të Shkupit, pasi që në njërën anë një pjesë e shqiptarët ngelën nën komunën e Butelit, Saraji mbeti komunë rurale, Nerezi u përfshi në një komunë tjetër, Hasanbegu në komunën e Gazi Babës dhe kështu ndodhi një ndarje, ku shqiptarët ngelën simbolik në numër”. 
Simbas gazetarit të njohur Naser Pajaziti, : “Shkupi dikur në ish-Jugosllavi ishte qyteti me më shumë shqiptarë, para Prishtinës dhe qyteteve të tjera. Por gjithmonë zonat ku janë të përqëndruara shqiptarët janë anashkaluar. Edhe në periudhën e demokracisë kemi një situatë të ngjajshme, ku nuk ka pasur përpjekje për ndryshim apo planifikime të reja urbane për zgjerimin e komunave ku banojnë shqiptarët. Në kuadër të Shkupit e vetmja komunë urbane nga 8 që janë është komuna e Çairit, e cila për nga territori është komuna më e vogël në Evropë me vetëm 3,5 km katror, ndërsa me dendësi rekorde të popullsisë. 

Ndarja e Shkupit - Shqiptar dhe Maqedonas

Në Shkup mundesh të kuptosh shumë shpejt sapo e vizitonë, ate, se koha e liderëve autoritarë, që udhëheqin politika mizore e deri diktatoriale në Ballkan nuk ka mbaruar. Ish kryeministri Gruevski i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kërkojë azil politik në Hungari, këto ditë, ka qenë ai më tipiku i liderëve që me politikat e tij, e vrau paqen, rrënoi bashkëjetesën, goditi pamëshirshëm shqiptarët. 

Në Shkup, mundesh të shihje, se koha e regjimeve gjakatare kundër shqiptarëve nuk kishte përfunduar, as dhuna dhe as represioni kundër tyre. Thjesht sot më 2018 e verën mënjëher se politikat e tilla, vecse kan ndryshuar pamjen, por mashtrojn me të bukurën, sepse dora e fortë, e hekurt e një politike antishqiptare, duket se është e gjallë. Madje, më mirë të thuhet se kjo dorë është kaq tinzare, e "pa bese", e "hipokrite" , saqë qëllimet e saj nuk i shfaq hapur, por i zbatonte dhe i zbaton përmes politikave të ashpra antidemokratike, dhe gjeopolitike, te nji ndarje kjo, si me thikë, në baza të etnive ne baza demografike.
Kjo, sepse, nëse dikur kundër shqiptarëve nga sllavët dhe maqedonët  është ushtruar dhunë, represion, diktaturë, burgosje apo deri edhe vrasje, nga plot-fuqija e më të “fortit’ forcës së gjithë-pushtetit, për shkak se ishte krejt e hapur edhe urrejtja ndernacionale athere, ndaj shqiptarëve në të ashtuquajturën “Jugosllavi’, sot, dhuna dhe respresioni nga pushteti i modifikuar dhe i sofistikuar poliitik, e social, shihen në “mes të ditës e ditës për diell” në mes te Shkupit, e qyteteve shqiptare ne Maqedoni. 

Qendra e Shkupit, që në fakt duhej të ishte e atillë, që të promovojë paqe dhe tolerancë e bashkejetes, mes shqiptarëve, dhe maqedonasve, apo çdo lloj etnie tjetër, që banon në Republikën e Maqedonisë, sepse aty ne mes te Shkupit, ndodhet dhë një shënjë e madhe simbolike, ku ka qenë shtëpia e Nobilistes se madhe shqiptare, te te Shejtes “Nëna Terezes”,  është në fakt kulmi i tragjedisë së këtij qyteti dhe shteti, pasi projekti “Shkupi 2014” është rrënimi i paqes, ndërfetare dhe ndëretnike.

“Shkupi, dihet që  zë vendin e parë në Ballkan për monumentet, që më shumë sesa vepra arti, ngjajnë si sajesa me kontekst gjeopolitik, që e ke të vështirë dhe t’i fotografosh. Duket sikur ka pasur një garë, se kush mund të jetë më i lartësuar e madhështor, ku Aleksandri i Madh dhe i ati, Filipi i Dytë janë në “qiell”. 
 "A thua se lavdia e kontinentit të vjetër është mbledhur e gjitha në këtë copë vend!?"

Në relievin monumental shkupian, Skënderbeu ynë është disi i veçuar dhe i "zvogeluar" nga madheshtia e tij, nga korpusi qendror i monumenteve ne anen tjener te Shkupit,, duket shume i "vogel" dhe si i "fshehur", ne ate pies te qytetit, por edhe krahasuar me monumentet e shtatoret  maqedonase, ne pjesen qendrore te Shkupit. Edhe pse se figura si Aleksandri i Madh janë të përbotshme, bile i konsideruar me origjinë ilire, ky qytet të duket me pamje super monumentale, qe nuk kan dhe aq lidhje me të shkuarën maqedonase, sesa me ekzistencën shtetërore post-jugosllave të Maqedonisë, ku ne histeri jane edhe shqiptaret si faktor te indetitetit te tyre. 

Jo më kot ky "lulëzim" dhe kjo dinamik prej shtatoresh prej bronzi, mermeri dhe guri, kan nisur para afro tre dekadash, perj me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, pikerisht athere kur Maqedonia, u shpall shtet i pavarur, dhe shqiptaret ishin faktor per kete, por tani Maqedonia duket se eshte ashtu dhe keshtu jo aq e sigurt në rrugëtimin e saj si i tillë”.

Aty, në qendër të Shkupit, ngrihen njëri pas tjetrit, statuja gjigande, të heronjve të lashtësisë dhe të filozofëve më të shquar të njerëzimit, që ishin apo nuk ishin maqedonas, por nga mbishkrimet dhe pllakat ishin bërë te gjitha “maqedonase”. 'Tmerr e kaluar tmerrit. Çmenduri e kaluar çmendurisë" do te shkruante nje gazetar shqiptar, mbasi vizitoje Shkupin, :" Këto statuja ishin marrëzia e një pushteti, që fluturon në mitet e lashtësisë, që manipulon historinë, dhe që minon çdo paqe, çdo gjë që flet në emër të njerëzores".

“Shkupi 2014” është në fakt sa projekt qesharak, aq edhe tragjik, ekzemplare e asaj se kujt i mungon identiteti, mundohet ta ngrejë atë, me statuja, me hiperbolizime, me butafori. Maqedonisë i mungon identiteti dhe me statuja, kurse ish kryeministri në arrati Gruevski, përpiqej që të glorifikojë “identitetin maqedonas”. E, për “identitetin e lashtë maqedonas” ish kryeministri Gruevski, ishte athere i gatshëm të bëjë gjithçka, aq sa të pengojë edhe numërimin e shqiptarëve, të vërë në lëvizje të gjithë mekanizmat, “për t'i zhytur shqiptarët” dhe për t'i parë “të nënshtruar”. 

Dhe, me siguri isi kryeminitrin me jetgjate ne Maqedoni, Nikolla Gruevskin, e frikësonte gjithmon teza se shqiptarët në një të ardhme jo të largët mund të jenë shumicë në Maqedoni, për shkak të lindshmërisë së lartë, dhe dashurise se tyre per tokat e vende e tyre,  dhe se ai “i kishte marrë masat” që kjo tezë kurrë mos të realizohej", keshtu te pakten kan shkruajtur gazetaret e studiuesit shqiptar.

Ndersa, thuhet se "Duke, iu hequr të drejtat shqiptarëve, duke mos i numëruar

, duke ushtruar presion e represion, duke “mposhtur” identitetin e shqiptarëve, duke shpallur maqedonasit si me “histori të lavdishme”, e shqiptarët, sikur kanë pak histori, pushteti i athereshem  dhe ai pas 90' me ish kryeministrin Gruevski, që ka qene diktatori-liliput, që i luftoi parreshtuar shqiptarët, nuk mundi ti realizoje qellimet dashakeqe ndaj shqiptarve. Dhe, me siguri që vetë ai nuk arriti ta përmbushë atë mision, e në mos e thente Zoti, qe ai të jet kujdesur para se te "arratisej" që të lërë edhe pasardhës të tillë, që “t'i luftojë ashpër shqiptarët”.

"Marrëveshja e Ohrit", qe nuk është implementuar dhe dihet nga të gjithë se gjasat janë që mos të implementohet, politika agresive, nacionaliste dhe me dorë të hekurt e pushtetit prej se kur Maqedonia, shpalli pavarsinë, por edhe në ish Jugosllavi, në Maqedoni, që nga Ohri, Struga, Gostivari, Tetova, Kumanova, Kercova dhe Dibra, janë pamje e qyteteve që ndrsyhojnë shumë në cdo gjë mes atyre qyteteve maqedonase dhe jane  pjesë tipike e dy botëve të Shkupit sot.
Një barometër i vërtetë shoqëror dhe kulturor në zemër të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë, është një treg i lashtë ballkanik, Cairi, i cili në 28 vitet e fundit, megjithse, nuk ka ndryshuar shumë, mbetet përsëri një lagje e keqe, e një trendi të një qyteti tejtër, po në Shkupin e ndarë mes “Shkupit të shqiptarëve - dhe Shkupit të maqedonaseve”. 

Simbas historianve Shkupi, ishte selia e një pashalluku të Ballkanit (një njësi administrative osmane Vilajetit te Kosoves). E kaluara e saj është ende e dukshme në Çair - lagjen “ Çarshi '', një nga më të mirat e ruajtura në Ballkan, nga vet banorët e saj që janë shqiptarët. Ku dallon mirë që nga shtëpit e tyre, pazarin dhe rrugët e ngushta e me kalldrëm, dhe fasadat neoklasike të përziera me arkitekturën e vjetër shqiptare, që janë ato që mbeten nga kryeqyteti i vjetër i Shkupit, një pikë kontakti mes dy botëve të  Orientales dhe Oksidentales.

”Çarshia” është ende në qendër të qytetit, e ndarë nga pjesa moderne nga lumi Vardar dhe një urë historike e njohur si "Ura e Gurit". Në të kaluarën ura lidhi dhe veçoi pjesën kryesisht shqiptare që janë muslimanët, dhe që janë shqiptarët kryesisht, por ka edhe turqit, dhe boshnjakët, serbet e romet që jan me pakicë, dhe ndoshta ka nga ajo pjesa ortodokse, që sot pjesa më e madhe e tyre jeton dhe punon në atë pjesë të qytetit që dominohen nga versionet ballkanike, të atyre bulevardëve e qendrave te banuara dhe komerciale, ndertesave institucionale europiane, dhe, ajo është qendra e qytetit te Shkupit, e quajtur Mittel.
Ndersa, Çarshija e Shkupit,  është si të gjithë qendrat e tjerë shqiptare në Maqedoni, ku jetojnë më së shumti shqiptarët, ose që janë krejtësisht shqiptare. Mbasi, për të kuptuar se ku jetojnë maqedonasit, dhe se ku janë shqiptarët, apo turqit, serbët, boshnjakët dhe të gjithë atyre që përbëjnë përbërjen e pasur etnike të Maqedonisë, duhet të vizitoni vet në Maqedoni qyetetet shqiptare dhe ato maqedonase.

Duke filluar me Shkupin, ose që nga Dibra, Kërcova, Ohri, Struga, Gostivari, Tetova, Kumanova, Manastiri, Resnja, e tjer, dhe më pastaj të vizitoni Shkupin e maqedonasve, Strumicën, Prilepin, Kavadarcin, Shtipin, Gergelin, e Kriva Palankën, e të tjera qytete maqedonase. Është fjalë për fjalë një barometër socio-politik, ku ndryshimet janë aq drastike, dhe aq të thella në cdo vështrim sa që do të befasoheni.

Çarshija e shqiptarëve

Sot banorët vendas e quajnë atë "Çarshija e shqiptarëve ", tregu i vjetër, që në të kaluarën është quajtur dhe njohur si treg i shqiptarëve, pasi shumica e njerëzve që jetonin aty dhe përrreth apo punonin aty ishin shqiptarët, ata që kan edhe shitoret e zejtarit e punishtet tyre karakteristike shqiptare. 
Tani ekspertët në zhargon e tyre e quajnë atë 'çarshija e shqiptarëve', sepse este në fakt historik, qe shumë njerëz i përkasin këtij komuniteti, qe jetojnë dhe punojnë Çair në “Çarshinë” . Flamujt e kuq dhe të zi dhe simbolet shqiptare, aty shihen kudo, në ndërtesa rrugë, dyqane e instutucionet shqiptare, në rrugë dhe muralet, si dhe mbishkrimet e bëra nga simpatizuesit dhe posterat e UÇK-së, që inkurajojnë shqiptarët, dhe që mbështesin luftën për formimin e një Shqipërie etnike, e cila este ekoma e gjall si nji ëndërr e të gjithë shqiptarëve, ku do të përfshinte gjithashtu edhe Shkupin.
Komuniteti shqiptar që jeton në pjesën e ndarë të Shkupit, është një nga më tradicionalë në Ballkan. Këtu, ndjenja dhe qënja shqiptare shihet dhe lidhet me identitetiin e tyre kombëtar - shumica e banorëve 33 deri në 35 përqind e Shkupit, e deklarojnë me shume krenari e dinjitet veten e tyre si shqiptar. Ky komunitet është parë dhe është më kryesorja e indetitetit te ketij qyteti te lasht. Shqipja e tyre zakonisht ka një theks nga malësit Tetovës, ose rajonet që kufizojnë me Kosovën, një theks shqiptar nga Shkupi që është i rrallë.

Në fakt, megjithse në të shumtën e kohës kan qenë udhëheqësit e "shqiptar" të çarshisë, duke ndjekur një model të përsëritur të etnicizimit të hapësirave urbane në Ballkan, nuk kan punuar dhe bërë shumë për shqiptarët në këtë pjesë të qytetit Shkupit. Ky proces filloi në vitet 80, ndërsa “Jugosllavia” që nuk egziston më pas shpërbërjes, po fundosej në një krizë ekonomike dhe ndryshimet ekonomike dhe sociale, dhe dallimet midis grupeve etnike u bënë gjithnjë e më të theksuara, ndarjet erdhe dhe u bene edhe më të dukshme. Mbas 90' maqedonasit i lanë dyqanet e tyre tek vendasit, apo te shqiptarët që erdhën nga Kosova e qytetet e tjera nga Maqedonia.  Dhe kështu, pjesa shqiptare e Shkupit, mori një karakter etnik, gjuha e tij kryesore u bë shqiptare. Shqiptarët dhe maqedonët krijuan shoqëri paralele, njëra pranë tjetrës, duke toleruar apo mos toleruar,  por duke shmangur njëri tjetrin nga perplasjet ne baza etnike e poltike.
Në vitet '90 e me pas Shkupi dhe çarshija arriti kulmin e izolimit të saj 

Në këtë periudhë, analistët politikë bastisnin se Maqedonia do të përfundonte si Bosnja Hercegovina. Ndërsa distanca psikologjike midis grupeve etnike u rrit, ashtu keshtu dhe bëri ndarjen e tyre gjeografike, e gjepoltike, duke përdorur dhe fuqin që të jep gjithëpushteti, i cili ishte vetëm maqedonas. 
Asnjë ndërtim i ri nuk u bë, ose u vendos dorë në atë pjesë të qytetit të Shkupit,, të cilat megjithëse ishin trashëgimia kulturore dhe arkitektonike e qytetit, u shkatërruan dhe u prenë, duke u bërë pjesë e keqe e qytetit. Në vitet  e fundit, mbas luftën në Maqedoni, dhe "Marrëveshjes së Ohrit", çarshija nga vet shqiptarët sikur ka ndryshuar pak, duke u kthyer në një zonë, turistike, për t’u vizituar nga shqiptarët e turistët e huaj, madje edhe vizitorë të shpeshtë qe vijnë nga nga Shqipëria dhe Kosova, me përshtypjet më të mira të mundshme për pjesën shqiptare.

"Shkupi ka shtatëqind tabakhane (lëkurëregjës) që punojnë bukur lëkurët dhe një lagje shtëpish të mira, me sexhade dhe qilimë të bukur dhe shumë prej tyre me tavanë artistikë të stolisur me ar dhe dru te gdhendur nga mjeshtrit shqiptar. Bezisteni i Shkupit është mbuluar me plumb dhe disa shtepi pergjate rrugëve me kalldram  janë të mbuluara me dërrsa. Në mes të xhamive të bukura të qytetit shquhet ajo e Kodrës me një hajat me katër shtylla prej mermeri. Pranë xhamisë shihet një kullë e drunjtë, mbi të cilën është sahati dhe afër qytetit mbahet akoma në këmbë një akuadukt me dyqind këmbëza, që sillte ujët në qytet. Sulltan Mehmeti I, kur e mori Shkupin, pruri dhe vendosi një koloni aziatikësh dhe kjo i jep sot më tepër një pamje histirike e te lashte qytetit."

Restorantet, cajtoret, kafentë, janë vetëm me ushqime tradicionale shqiptare, rrugët në të dy anët janë akoma me rrobaqepës, berberhane,zejtaret dhe punishte dore. Pazari, (tregu fruta perimeve) është me produkte vendore - prodhime të fshtarve, qe vijne kryesisht nga fshatrat shqiptare për rreth Shkupit. Ndërsa, nëper dyqanet ata shesin prodhime të importuara nga Kina apo Turqia, jo gjithmonë të mira në aspektin e cilësisë ose estetikës dhe shumica e dyqaneve nuk janë të ndryshme nga ato që mund të gjenden në cilindo nga kryeqytet tjetër ballkanike. Cka bën shumë ndryshim nga pjesa moderne e qytetit nëpër pjesën mbi urë në Vardar.

Plani arkitektonik i Shkupit, thuhet se përputhet tërësisht me linjat ultra-nacionaliste, të cdo qeverie qendrore, sidomos, ajo që e ndau si me thikë, dhe ishte për 11 vjet qeveria e ish kryeministrit Guevski, i cili nuk ka qenë për t'u pajtuar me trashëgiminë e qytetit në mënyrë estetike dhe politike, pasi që zona urbane e Shkupit, pothuajse gjithmonë historikisht, ka pasur një cilësi multikulturore, e cila u zhduk fare prej se kur Maqedonia shpalli pavarësin e saj 28 vjet më parë.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat