Tre persona rëndë të lënduar në aksidentet në Shkup

Shkupi

Tre persona rëndë të lënduar në aksidentet në Shkup

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:10
Foto ilustruse

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda në tre nga gjithsej 43 aksidente që kanë ndodhur gjatë tre ditëve të kaluara në Shkup. Në 22 aksidente lehtë janë lënduar 41 persona, ndërsa në 18 aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës kanë zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion, 

“104 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tetë kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve dhe dy janë ndaluar në mënyrë jo të rregullt”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se nga komunikacioni janë përjashtuar 63 shoferë, prej të cilëve 31 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 26 pa leje si dhe 24 makina të paregjistruara./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat