Gjashtë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Shkupi

Gjashtë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

jashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre aksidente nga gjithsej 11 që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tetë aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB informojnë se policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve, 

“Nëntë shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, dy kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit dhe tre nuk kanë poseduar pajisjet dimërore”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se nga komunikacioni janë përjashtuar tetë shoferë, prej të cilëve njëri ka qenë nën ndikim të alkoolit, gjashtë kanë qenë pa leje për vozitje dhe një shofer fillesatar.

Gjithashtu janë zbuluar 65 makina të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat