Policia sanksionon 79 vozitës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Shkupi

Policia sanksionon 79 vozitës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Gjatë natës së mbrëmshme policia në periudhën prej orës 6:00 deri në orën 22:00 ka bërë kontrolle kundër atyre që vozisin me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kësaj periudhe janë sanksionuar 79 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë nga ajo që është e lejuar.

Nga atje thonë se në lidhje me aksionin për kontroll janë marr 90 masa, ndërsa janë dhënë 75 urdhërpagesa, katër urdhra për kundërvajtje, njëmbëdhjetë shoferë kanë marr vërejtje me shkrim, ndërsa 46 shkelje tjera të ligjit kanë qenë të fushave tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat