Bllokohet qendra e Shkupit nesër pasdite, mbahet protestë e VMRO-DPMNE-së

Shkupi

Bllokohet qendra e Shkupit nesër pasdite, mbahet protestë e VMRO-DPMNE-së

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi sot se nesër, e mërkurë, nga ora 17 është thirrur protestë në Shkup, në organizim të VMRO-DPMNE-së opozitare, me ç’rast do të bllokohet një pjesë e madhe e qendrës së qytetit, nëpër të cilën do të lëvizin protestuesit.

Për këto arsye policia do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin qendror të Shkupit, për çka i thirr qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në terren.

Siç thonë nga partia opozitare, ata protestojnë pasi që janë:

“Kundër të zezave ekonomike, kundër varfërisë, rritjes së tatimeve dhe mungesës së të ardhurave që e rëndojnë çdo qytetar, kundër ekonomisë e cila stagnon dhe po e humb frymën; kundër të zezave politike, kundër padrejtësisë dhe pasigurisë, kundër moçalit të zi politik ku persekutimi bëhet ligj, ndërkaq ligji shënjestër për përmbushje dhe kundër të zezave shoqërore, kundër rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe jo-funksionalitetit të sistemit shëndetësor dhe vrasësit të heshtur të ndotjes e cila në vend të zvogëlohet, po stimulohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat